Rajon & Botë

Abe kërkon zgjidhje paqësore për krizën koreanoveriore

Kryeministri japonez kërkoi sot një zgjidhje paqësore të krizës koreanoveriore, gjatë një takimi me zëvendspresidentin amerikan Mike Pence, që është në vizitë në Tokio.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të zhvillohen përpjekie diplomatike dhe të kërkohet një zgjidhje paqësore”, deklaroi Shinzo Abe.

“Njëkohësisht dialogu për dialog nuk ka asnjë vlerë dhe është e rëndësishme të bëhet presion”, shtoi ai.

Nga ana tjetër Pence theksoi se, “aleanca mes SHBA-së dhe Japonisë është guri themeltar i paqes dhe sigurisë në Azinë verilindore.