Aktuale

Abrashi: Zhvillimi i Aviacionit Civil prioritet i Qeverisë së Kosovës

Abrashi  u njoftua me zhvillimet në Aviacionin Civil dhe tregoi për angazhimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverisë Hoti në zhvillim e sektorit të transportit ajrore, duke u fokusuar në normalizimin e hapësirës ajrore, hapjen e tregut për shërbimeve sa më të mira për kompanitë ajrore dhe uljen e kostove që ndërlidhen me shfrytëzimin e shërbimeve në Aeroport.

“Qeveria e Kosovës e ka prioritet mbështetjen dhe zhvillimin e Aviacionit Civil. Transporti ajrorë ka rëndësi jetike për ekonominë e Kosovës  dhe për diasporën kosovare, dhe veprimet që duhet të ndërmerren në mënyrë që Aeroporti  Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ të jetë konkurruese me aeroportet e rajonit dhe të ofrojë bileta më të lira për udhëtarët”, tha Abrashi, shkruan lajmi.net.

Drejtori Ejupi e informoi ministrin për aktivitetet e Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) si agjenci e pavarur, rregullatore e ngarkuar me rregullimin e aspekteve të sigurisë së aviacionit civil dhe rregullimin ekonomik të aeroporteve dhe ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror.

Ai shtoi se AAC-ja brenda mekanizmave ndërkombëtare bën përpjekje të vazhdueshme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore të Kosovës në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët tjerë.

“Normalizimi i plotë i hapësirës së ulët ajrore të Kosovës, ndër të tjera, do të përfshijë hapjen e korridoreve të reja ajrore në mes Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, që do të shërbenin për të gjithë avionët që fluturojnë në ANP ‘Adem Jashari’ dhe për mbikalime në hapësirën e ultë ajrore”, tha Ejupi.​ /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN