ShowBiz

Adele vazhdon të ketë problem me zërin, anulon koncertin e madh

Ëndrra e Adele për të realizuar eksperiencën “residency” në Las Vegas mund mos të realizohet, për shkak të problemeve me zërin. Këngëtarja britanike i frikësohet motit, gjë që mund të ndikojë akoma më keq për vokalin e saj.
Dhe nuk do të ishte hera e parë që ndodh, pasi vjet Adele u detyrua të ndërpriste turneun, për shkak të komplikimeve me kordat vokale.

Në media shkruhet se Adele po punon për këtë ide të madhe, por i frikësohet faktit se moti i thatë, i ngrohtë dhe me erë në Las Vegas mund t’i krijojë probleme me zërin. “Daily Star” shkruan se zëri nuk është e vetmja pengesë për Adele. Ajo gjithashtu nuk dëshiron të shkëputet për shumë kohë nga i biri, Angelo.