Aktuale

Admirali James FOGGO III dhe kamandanti i KFOR-it Salvatore CUOCI mbajtën një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

Admirali James FOGGO III, Komadant i NATO-s në Napoli dhe Gjenerali Salvatore CUOCI, Komandant i KFOR-it në Kosovë, mbajten një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB.

Me këtë rast, zv.rektori i Kolegjit AAB, Shpemsedin Vehapi në fjalën e tij tha se, në këtë ligjëratë ku do të shpaloset roli i KFOR-it në Kosovë rreth mbajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurtë në mbështetjen e Kosovës shumë etnike, paqësore dhe demokratike ka një rëndësi të veçantë për studentët e këtij kolegji.

“Në këtë mënyrë, Kolegji AAB, si institucioni më i madh i arsimit të lartë në Kosovë, është duke punuar në përmbushjen e qëllimit të një komuniteti të gjerë të arsimuar, në ngritjen e shkathtësive praktike”, tha zv.rektori Vehapi.

Ndërsa, Admirali James FOGGO III, në fjalimin e tij bëri një prezentim para studentëve të Kolegjit AAB lidhur me zhvillimet e fundit të NATOS në raport me Kosovën.

I pyetur se kur duhet që Kosova ta formojë ushtrinë, ai tha se kjo është një çështje që institucionet duhet ta bëjnë përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Kjo është një çështje e Kosovës dhe për me e ba si duhet, ju duhet ta ndryshoni kushtetutën dhe kjo kërkon dy të tretat e shumicës. Ju votone, qeveria e juaj e bën, ndërsa NATO e mendon se a ka pastaj nëvojë edhe më tej me qenë këtu apo jo”, tha admirali James FOGGO III.

Ndërsa, kamandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Salvatore CUOCI, lidhur me këtë çështje tha se Kosova është duke shkuar në rrugën e duhur që ta ketë ushtrinë e vet.

“Deri më tani i kemi 6 për qind që janë nga komuniteti serb dhe 10 përqindshi është i plotësum më të gjitha minoritetet në FSK. Ky është një shembull që është duke u bërë mirë dhe jeni duke shkuar në drejtimin e duhur sepse jeni duke i përfshi të gjitha minoritetet, dhe ata janë duke punuar shumë mrië. Ndërsa, sa i përket të ardhmes së ushtrisë, ajo duhet të vendoset në bazë të kushtetutës”, tha gjenerali CUOCI.

Në këtë ligjëratë pati pati edhe një interaktivitet, ku studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigjen Admirali James FOGGO III, Komadant i NATO-s në Napoli dhe Gjenerali Salvatore CUOCI, Komandant i KFOR-it në Kosovë. /Gazeta KNN