Rajon & Botë

Admirali turk kërkon azil në SHBA pas grusht shtetit të dështuar

Oficeri i ushtrisë turke të rangut të lartë është raportuar se ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara pasi autoritetet në Turqi e kanë lidhur atë me grusht shtetin e dështuar.

Mustafa Ugurlu kishte qenë në një bazë të NATO-së në Virxhinia në kohën e grusht shtetit të dështuar mw 15 korrik.

Turqia ka pastruar radhët e veta ushtarake të rreth 100 gjeneralëve të akuzuar si pjesëmarrës të një lëvizje të fshehtë ku pati fatin e njëjtë edhe ky admiral.

Admirali Ugurlu u zhduk më 22 korrik, një javë pas grusht shtetit të dështuar, transmeton KosovaPress.

Zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se një admiral i paidentifikuar po kërkonte azil, dhe më vonë u identifikua nga Agjencia AA si Mustafa Ugurlu.