ShowBiz

Adriana për të dashurin 21-vjeçar: Për një vit më bëri të kuptoj se unë vlej

Adriana Matoshi i ka kushtuar fjalë dashurie, partnerit 21-vjeçar.

Adriana Matoshi dhe i dashuri i saj Keith Groeneveld, sot festojnë përvjetorin e parë të njohjes, shkran atvlive.tv.

Mëngjesin e sotëm, Keith e nisi me një album fotografish që nga takimi i parë me Adrianën e deri në ditët e sotme.

E nuk kishte si të mungonte edhe një postim nga vetë Adriana e cila shkroi fjalët më të mira për të.
“Keith kurr nuk m’ka thon mos kesh shume, mos e hap gojen e madhe, por dokesh keq, mos e vesh qeto se po dokesh e dobt, pse t’ka dale qekjo puqerr n’balle, po t’vjen era djerse, qa o kjo ftyre e ajt, pse pi fole qatij, pse e perqafe qato, kush o aj djale qe ta boni like, pse ja bone follow. Kurr per asni moment nuk ka tentu me ndrru dicka te une, m’ka pranu me t’mirat dhe te kqiat e mia! Per 1 vjet m’ka bo me kuptu se une vlej edhe e falenderoj per krejt dashnin dhe respektin qe e ka bo per mu. Te dashtun njerez, respektoni e duani partneret e jujm se prej dashnia sjelle veç t’mira”, u shpreh ajo./ATVLIVE/