Rajon & Botë

Aeroplani i ushtrisë së Pakistanit përplaset në zonën e banimit, 17 të vdekur

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit pakistanez të Rawalpindi.

Të paktën 17 persona janë vrarë dhe 12 të plagosur pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi në afërsi të qytetit pakistanez të Rawalpindi, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 12 civilë ishin mes të vdekurve, tha ushtria.

Avioni ishte në një fluturim stërvitor kur u rrëzua dhe ndezi një zjarr nëpër disa shtëpi. Një dëshmitar tha se avioni ishte flakur para përplasjes.

Turbopropi King Air 350 thuhet se mori një kthesë të pjerrët pranë aeroportit të destinacionit para se të binte.

Rawalpindi, afër kryeqytetit Islamabad, është vendi i selisë së ushtrisë pakistaneze, dhe avioni i përkiste njësisë së aviacionit të ushtrisë pakistaneze. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli