Aktuale

Aeroplani nga Prishtina aterron në Stamboll

Aeroplani i Turkish Airlines nga Prishtina drejt Stambollit ka aterruar pak minuta më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit “Ataturk”.

Aterrimin e fluturimit TK 1020 e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Aeroportit të Stambollit, raporton koha.net.

Në linjën e rregullt për Stamboll, një fluturim i Turkish Airlines është nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në orën 21:11 minuta.

Fluturimi TK1020 duhej të nisej në orën 20:35, por është nisur me 40 minuta vonesë.

Shpërthimet e fuqishme në Stamboll kanë ndodhur rreth orës 21:30 sipas kohës sonë.