Rajon & Botë

AFP: Gjenden pjesë të aeroplanit në det

Aeroplani i ushtrisë së Mjanmarit me 116 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit është zhdukur nga radari, ndërkohë që agjencia e lajmeve France press raporton se pjesë të aeroplanit janë gjendur në det.

Besohet se në aeroplan ndodhen anëtarët e familjeve të ushtarëve, si dhe shumë fëmijë.

Komunikimi me fluturaken ka humbur në orët e pasdites sipas kohës lokale.

“Mendojmë se bëhet fjalë për një problem teknik, koha këtu është e mirë”, tha një burim i paemëruar.

Burime anonime thanë se në aeroplan ndodheshin 105 udhëtarë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.

Në Mjanmar aktualisht është sezoni i monsumeve, por nuk kishte raportime për mot të lig në momentin kur aeroplani ishte zhdukur.

Aeroplani është prodhuar në Kinë dhe një model të tillë shpesh e përdor ushtria e Mjanmarit për transportimin e ngarkesave.