Aktuale

Agim Bahtiri tregon se me kë do të bashkëqeverisë në Mitrovicë

Mitrovica është në mesin e 19 qyteteve që gjatë zgjedhjeve të 22 tetorit u përballë në balotazh. Fitues i këtyre zgjedhjeve u zgjedh Agim Bahtiri i Aleancës Kosova e Re i cili mposhti Valdete Idrizi e PDK-së.

Mirëpo, kënd pritet që Bahtiri ta marrë në koalicion. Në një prononcim për “Indeksonline”, kryetar i ri i Mitrovicës ka thënë se qeverisjen në këtë qytet do ta vazhdojë me ata që ka nënshkruar koalicion për balotazhin ku gjithsej janë tri subjekte.
“Çdo koalicioni që e kam lidhë para zgjedhjeve të 19 tetorit do të jetë në bashkëqeverisje me Agim Bahtirin”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, Bahtiri gjatë këtij balotazhi kishte lidhur marrëveshje me 3 parti duke filluar me Lëvizjen Vetëvendosje, Alternativën dhe Nismën për Kosovën.

the authorSamir Dalipi