Aktuale

Agim Veliu në terren, përcjellë shtruarjen e kubëzave (Foto)

Kryetari aktual i Podujevës, Agim Veliu ka dalur sot në terren për të parë punimet në shtrimin e kubëzave që po bëhen në disa lagje të kësaj komune. Veliu nga afër ka përcjellur punimet e fundit që po bëhen kur kanë mbetur 15 ditë para balotazhit.

“Sot përcolla nga afër zhvillimin e punimeve në shtruarjen me kubëza të rrugicave në lagjet Potera, Beselica, Përvetica dhe në lagjen e Metehive, përgjatë Rrugës “Skenderbeu” në Podujevë” shkruan Veliu në Facebook. /Indeksonline/