Aktuale

AGK: Sulmi ndaj Ollurit dëmton lirinë e shprehjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

AGK nëpërmjet një komunikate ka kërkuar nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal, pasi që sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

“AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri, si dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit. Kolegu Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK. AGK do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë”, thuhet në AGK./KosovaPress/