ShowBiz

Agnesa Vuthaj has në ‘kolonë’ edhe gjatë udhëtimit me aeroplan! (Foto)

Modelja e njohur Agnesa Vuthaj ka udhëtuar së fundmi drejt Giulianovas, një qytet në provincën e Teramos në Itali.

Por, duket se gjatë nisjes për në këtë udhëtim, ish-missi është dashur të presë pak orë, ndonëse kishte zgjedhur udhëtimin me aeroplan.

E gjithë kjo sipas modeles duket të ketë ndodhur për shkak të ‘kolonës’ së krijuar në pistën e udhëtimit.

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory me mbishkrimin “kolonë edhe me aeroplan”.

Nuk dihet nëse këtë gjë Vuthaj e ka thënë me shaka, megjithatë është e sigurt që në destinacion ka mbërritur pak me vonesë. /Telegrafi/

the authorE B