Aktuale

Ahmeti: Fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që kemi situatë normale

Qeveria e Kosovës mori vendim që të kufizoj qarkullimin gjatë ditës duke bërë kështu orën policore.


Ky vendim erdhi në mënyrë që të qytetarët t’iu shmangen daljeve e kjo do të bënte që ata të mbrohen nga infektimi i Koronavirusit. Virus ky i cili deri më tani preku 79 qytetarë të Kosovës.

Por ani pse orë policore, qytetarët e shumtë po dalin nga shtëpitë në kohën kur nuk ka orë policore.

E kjo ka bërë që të reagoj kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 deri në orën 20:00 nuk do të thotë se në këtë periudhë është situata normale.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Postimi i plotë:

Edhe tetë raste të reja.

Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi sitiatë normale. Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarëve tjerë dhe situata është ende nën kontrollë. Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin.

Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes.

#rriNshpi