Aktuale

Ahmeti i falënderon policinë dhe inspektorët që po i kontrollojnë qytetarët për maska

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka thënë se mbajtja e maskës është njëra prej tri rregullave kryesore ëpr mbrojtje nga COVID-19.

“Përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe shqetësuese! Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rendimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se Policia dhe Inspeksioni po mbikëqyrin zbatimin e masave.

“Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!”, ka shkruar i pari i Prishtinës./Express/

the authorGazetaKNN