Aktuale

Ahmeti: Në mandatin e ardhshëm Magurja do të ketë investime shtesë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti, ka shpalosur platformën zgjedhore për Lipjanin, duke u ndalur në pikat programore që kemi paraparë për Magurën për gjatë mandatit tonë të dytë qeverisës.

Ahmeti gjatë tubimit të mbajtur në Magure ka premtuar investime shtesë në këtë fshat, ndërsa si prioritet ka thënë do të jetë investimi në stadiumin e klubit të futbollit ‘Minatori’.

“Programi ynë qeverisës për mandatin e dytë është program jo vetëm për ndërtim të infrastrukturës rrugore, trotuare e ndriçim publik, por është mandat në të cilin do të fokusohet në Zhvillim Ekonomik, mbështetje të rinisë dhe subvencionimit të projekteve e klubeve Sportive”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka shtuar se “sikur mos ta gjenim komunën të zhytur në borxhe, secili lokalitet do të kishte krejtësisht një pamje tjetër”.

“Ne ia kemi parë sherrin për tetë vite qeverisjes së ma hershme dhe akoma kemi me vuajt nga keq qeverisja e atij pushteti që po kërkon të kthehet sërish në pushtet”, thekson Ahmeti./KosovaPress/