Aktuale

Ahmeti: Nëse nuk dënohen sulmuesit mbesim të lirë vetëm në letra

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas sulmit të Arbana Xharrës, duke thënë se hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqërie.

Ai në facebook ka shkruar se shoqëritë e lira ekzistojnë jo vetëm për shkak të akteve ligjore që i bëjnë të tilla por edhe për shkak të funksionimit të institucioneve.

“Qe një kohë në Kosovë institucionet e drejtësisë jo rrallë nuk funksionojnë, e shpesh me qëllim. Në anën tjetër kjo u jep hapësirë disave të spekulojnë, shpesh me qëllim të qartë. Sulmet fizike tw fundit, si rasti i Arbana Xharrës mbrëmë janë të dënueshme dhe janë të papranueshme. Përderisa institucionet qëllimisht apo joqëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në facebook. Hetimi i të gjitha rasteve të sulmeve, kërcënimeve e krimeve të tjera është i domosdoshëm për shërimin e kësaj shoqërie”, ka shkruar Ahmeti./KosovaPress/