Aktuale

Ahmeti: Nesër fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga nesër (e premte) fillon testimi i furnizimit 24orë me ujë për Prishtinën.“Prej nesër, fillon testimi i furnizimit 24 orë me ujë për kryeqytetin tonë”, ka shkruar Ahmeti në rrjeti social facebook, raporton Ekonomia Online.Kujtojmë se ky furnizim i ujit për Prishtinën mundësohet pas ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujit në fshatin Shkabaj.Ndërtimi i Fabrikës e re të ujit të pijshëm në Shkabaj kap vlerën prej 35 milionë euro.
Financues të projektit janë: Komuna e Prishtinës me 5 milionë euro, Komisioni Evropian me 5 milionë euro, Qeveria e Kosovës me 5 milionë euro dhe 20 milionë KRU “Prishtina” kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Kosovës.Ky projekt vlerësohet se do të rrisë sasitë e ujit, ku faza e parë do jetë 700 l/s me mundësi të rritjes së kapaciteteve edhe me 500 l/s të tjera. Projekti përmban komponentët: Ndërtimi i Fabrikës së re të ujit në Shkabaj dhe ndërtimi i rrjetit të ri dhe stacionit të pompimit, që mundësojnë kyçjen e fabrikës së re të ujit në kanalin e Ibrit dhe në rrjetin tjetër ekzistues.