Aktuale

Ahmeti: Nuk do të jetë dialog i lehtë me Serbinë

Ka përfunduar takimi koordinues për dialogun me Serbinë i thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka thënë se takimet e dialogut nuk do të jenë të lehta.

Sipas tij do të jetë një dialog intenziv por që sipas tij delegacioni ka gadishmëri për procesin e dialogut me Serbinë.

Ahmeti ka thënë se në takimin e 8 janarit në Bruksel është bërë e qartë se nuk do të ketë dialog nëse nuk diskutohet për njohjen e ndërsjellë

“I njoftuam krerët shtetëror për temat të cilat do t’i flasim në dialogun me Serbinë siç është tema e të zhdukurve. Është e qartë që do të kemi një dialog intenziv por është e qartë që kjo nuk do të thotë për gadishmëri të mëdha. Ne thjesht po ecim përpara për ta konsiliduar Pavarësinë e Kosovës. Nuk do të jetë diskutim i lehtë por ne po mundohemi t’i japim fund edhe këtij dialogu. Delegacioni do të jetë i hapur kështu duke raportuar edhe para Kuvendit”, është shprehur Ahmeti.

Ndryshe në këtë takim nuk marrë pjesë opozita, LDK dhe VV. Po ashtu në takimin e thirrur nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi ndonëse kishte ftesë. Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj ishte prezent në këtë takim./FaktePlus