Aktuale

Ahmeti tregon se a do të bëhet Selim Pacolli nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka përjashtuar mundësinë që Selim Pacolli nga AKR të bëhet nënkryetar në kryeqytet, shkruan Periskopi.

Në ‘Debat D’ në TV Dukagjini, Ahmeti ka thënë se zgjedhja e tij në pozitën e nënkryetarit do të ishte legjitime, meqë Pacolli ka qenë personi i tretë më i votuar në Prishtinë.

“Pajtohna me qenë Selim Pacolli nënkryetar. Do të ishte e drejtë dhe është legjitime, sepse ai ka qenë personi i tretë më i votuar në Prishtinë. Për mua është e pranueshme. Ai ka pasur një program që ka prezantuar dhe ka marrë përkrahje të qytetarëve. Do të ishte legjitime. Me Ligjin për Prishtinën, ne do t’i kemi dy nënkryetarë”, ka thënë Ahmeti./Periskopi