Sport

Ajeti afër kësaj skuadre italiane

Arlind Ajeti është njëri nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve për futbollistët shqiptar.

Mbrojtësi i talentuar i Kombëtares, ka shkëlqyer në kampionatin evropian me Shqipërinë ku ka luajtur dy sfida, ndaj Francës dhe Rumanisë.

Pasi ka mbetur lojtar i lirë dhe nuk ka vazhduar me Frosinonen, Ajeti është në kërkim të një skuadre.

Ofertat për të nuk kanë munguar, por mediat italiane kanë raportuar se Pescara është skuadra që është më afër llapjanit.

 Në këtë skuadër paraqitet edhe mesfushori i Kombëtares, Ledijan Memushaj.

Ndërkohë ekipet tjera që janë në garë për Ajetin janë edhe Lazio, Torino dhe Fenerbahce. /Telegrafi