Sport

Ajeti i pa ndalshëm për kundërshtarët (Video)

Sulmuesi kosovar Albian Ajeti, është duke kaluar në një super formë në kampionatin Zvicrën me skuadrën e St Gallen.

Ajeti është shndërruar në një makineri golash në ndeshjet e fundit, duke u bërë edhe golashënuesi me i mirë i ekipit deri me tani.

Në një prononcim për Gazetën KNN, sulmuesi 19-vjeçar, shprehet i lumtur për formën nëpër të cilën është, duke kaluar dhe shpreson të vazhdojë të ngritët ende në formë dhe të shënojë vazhdimisht.

“Po kaloj në një formë të mirë, shpresoj të vazhdoi të ngritëm ende, dhe të shënoj vazhdimisht”, tha super-sulmusi kosovar.

Ajeti është i huazuar nga skuadra e bundesliges gjermane ‘Augsburg në St Gallen’, dhe shumë shpejt pritet që të jetë në një nga top skuadrat evropiane.

Ajeti është një mundësi e mirë për sulmin e përfaqësuesve kosovare ose Shqiptare dhe shpresojmë që shumë shpejt të shohim në ndonjërën prej përfaqësueseve, e mos ta humbim sikur që kemi humbur shumë talentë të tjerë. /A. Canolli

https://www.youtube.com/watch?v=9cfRyu8fCck