Aktuale

Ajri i ndotur mbush Klinikën e Mushkërive me pacientë

Kosova vit pas viti ballafaqohet me cilësinë e lartë të ajrit të ndotur, i cili tashmë ka shkaktuar probleme shëndetësore te shumë qytetarë. Pulmologë në vend kanë bërë të ditur se me uljen e temperaturave është rritur numri i pacientëve në Klinikën e Mushkërive në QKUK.

Ulja e temperaturave në vend ka ndikuar që shumë qytetarë t’i drejtohen Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kryesisht Klinikës së Mushkërive, kjo për shkak të problemeve shëndetësore që u janë shkaktuar atyre nga ajri i ndotur në vend, shkruan Zeri.

Edhe këtë vit, sikur viteve të kaluara, shëndeti i qytetarëve është përkeqësuar për shkak të cilësisë së lartë të ajrit të ndotur, derisa muajve të ardhshëm pritet që edhe më shumë të rritet numri i pacientëve.