Aktuale

AKR nuk del nga Qeveria

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga pozita ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj për shkak të ngjarjeve të djeshme ku gjashtë shtetas turq u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi.

Sefaj është ministër i AKR-së, parti kjo që është në koalicion qeverisës me PDK-në, AAK-në dhe Nismën.

Pavarësisht kësaj AKR nuk do të dal nga koalicioni qeveritar. Burime të KosovaPress bëjnë me dije se nuk do të dalin nga Qeveria, ndërsa së shpejti do ta dërgojnë emrin që do ta zëvendësojë Sefajn.

 
Partia e Behgjet Pacollit udhëheq me katër ministri atë të Punëve të Brendshme, të Jashtme, të Zhvillimit Ekonomik dhe atë të Mjedisit.

the authorE B