Aktuale

Aksident i rëndë në Istog, përplasen katër vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Cërrcë të Istogut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën që çon në drejtim të Istogut.

Sipas disa fotografive shihet se katër vetura janë përplasur mes vete.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë marrë 5 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 14:00 kemi marrë informacionin se ka ndodhur një aksident zingjiror në mes të katër veturave. Në këtë aksident lëndime të lehta trupore kanë marrë 5 persona por pas ndihmës mjekësore janë liruar të shkojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë Rugova./GazetaExpress

the authorE B