Rajon & Botë

Aksident mes 18 veturave në SHBA, humbin jetën 9 fëmijë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pasojë e lagështisë në rrugë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndodhur një aksident i cili ka përfunduar me fatalitet, shkruajnë mediat e huaja, transmeton atvlive.tv.

Autoritetet njoftuan se fëmijët që humbën jetën tragjikisht në aksident, variojnë nga moshat 9 muajsh, e deri në 17 vjeç.

Foshnja 9 muajshe vdiq në një automjet së bashku me të atin

Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore, ose të abuzuara. Më e vogla mes viktimave në këtë automjet ishte katër vjeç.

Pesë persona të tjerë u lënduan gjatë përplasjes, por asnjë nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë më tej mediat e huaja./ATVLIVE/