Aktuale

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplaset për vdekje një 16-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve nga policia një 16-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi është përplasur nga një makinë.

Visjana Hasani, banuese në fshatin Laknas, duke drejtuar mjetin e saj “Benz”, me targa AA 562 MR, ka përplasur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kompanisë “Veko”, Emarildo Hoti, 16 vjeç.

Mësohet se Hoti ka qenë duke kaluar rrugën pasi kthehej nga puna, në tregun e Fruta-Perimeve.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.55 autorja e aksidentit është arrestuar nga policia.

the authorSamir Dalipi