Aktuale

Aksident në Gjilan, humb jetën një person

Në fshatin Livoq i Poshtëm të Gjilanit ka humbur jetën një person pas një aksidenti trafiku në mes të tri automjeteve, ku lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona.
Me vendim të prokurorit, njëri nga ngasësit e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton Policia e Kosovës.