Aktuale

Aksident në Prishtinë, ka edhe të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Dy makina me targa civile janë përplasur me njëra tjetrën derisa në vendin e ngjarjes është parë edhe autoambulanca.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar video dhe fotografi nga vendi i aksidentit ku shihet se Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me shikimin e vendit ku ka ndodhur aksidenti.

the authorSamir Dalipi