Aktuale

Aksident në rrugën Podujevë-Merdare, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Podujevë-Merdare, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë marrë lëndime trupore

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë-Merdare ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmet

the authorGazetaKNN