Aktuale

Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Veternik

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën që lidh Veterrnikun e Prishtinës me Fushë Kosovën.
Në pamjet që ka siguruar Gazeta Express, aksidenti mes dy veturave duke të ketë qenë i rëndë por nuk dihet nëse ka të lënduar ose jo.

Policia e Kosovës do të jap më shumë informata rreth aksidentit në fjalë.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi numri i aksidenteve është shtuar.