Aktuale

Aksident te konviktet në kryeqytet, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën ‘Afrim Zhitia’ përkatësisht te konviktet në kryeqytet.

KosovaPressi merr vesh i si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa të rajonit të Prishtinës./KosovaPress/