Aktuale

Aksident tjetër i rëndë në rrugën Kërçovë-Ohër, ka edhe viktima

Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Kërçovë-Ohër, te fshati Trebenisht.

Dy vetura xhip (fuoristrada) janë përplasur drejtpërdrejt, ndërsa një kamion, duke tentuar t’i ikë aksidentit, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informatave të para nga terreni, në aksident ka edhe viktima.

Një aksident tjetër në të njëjtën rrugë ndodhi edhe dje, kur në përplasjen e dy makinave të udhëtarëve kishte pesë të lënduar.