Aktuale

Aksident trafiku në Prishtinë

Një aksident trafiku posa ka ndodhur në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë, afër Menzës së Studentëve në Prishtinë, ku janë pëfshirë dy vetura.

Burime të KosovaPress mësojnë se përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar por ende nuk dihet më shumë. Ndërsa në vendin e ngjarjes ka dal edhe autoambulanca e ndihmës së shpejt.

KosovaPress ka tentuar të marrë informata nga zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti por kjo e fundit nuk është përgjigjur në telefon./kp