Sport

Aksident tragjik me makinë, vdes futbollisti 26-vjeçar

Një lajm tragjik vjen nga Nigeria. Sulmuesi 26-vjeçari Ifeanyi George ka humbur jetën ditën e dielë pas një aksidenti tragjik me makinë.

George po udhëtonte drejt Lagos kur pësoi aksidentin fatal me makinën e tij që u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë duke përfunduar poshtë automjetit për transportin e mallrave.

Bashkë me sulmuesin nigerian në makinë ishin edhe dy persona të tjerë, një shok skuadre dhe një mik i tyre i përbashkët të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë.

George luante për skuadrën e Enugu Rangers IFC në kampionatin Nigerian. Një lajm tragjik ky që godet botën e futbollit në epokën e koronavirus-it.

the authorGazetaKNN