Aktuale

Aksidentet në komunikacion, vdesin dy persona nga Podujeva

Dy persona nga komuna e Podujevës nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra nga aksidentet në komunikacion, të cilat kanë ndodhur ditë më parë.

Sipas Policisë, një person nga fshati Lluzhan i Podujevës, i cili ka qenë i përfshirë në një aksident të ndodhur më 9 korrik, ka vdekur në dje në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Ndërsa, një person tjetër nga Podujeva, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidentin që ka ndodhur më 14 korrik, ka vdekur dje. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion./KosovaPress/