Aktuale

Aksidenti me 3 vitkima në Gjirokastër, arrestohen dy persona

Në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor fshatin Mashkullorë-Tepelenë mbetën tre viktima nga përplasja e një fugoni me një automjet xhip.

Një grua dhe dy fëmijë ishte bilanci tragjik nga përplasja e fortë dje e dy automjeteve. Të arrestuarit janë Hasan Dedaj 58 vjeç dhe Irfan Hasani 31 vjeç.

Ngjarja

Albana Hasani, oficere policie, fëmija e saj 9 muajsh dhe një e mitur 18 muajshe janë viktimat e aksidentit që ndodhi mesditën e së dielës në rrugën Gjirokastër-Tepelenë. Pranë fshatit Mashkullore, dy mjete janë përplasur ballë për ballë.  Një mjet furgon “Mercedes” në të cilin udhëtonin 8 persona dhe një “Nissan off rod” me targa të Zvicrës ku udhëtonin tre persona u përplasën me njëri tjetrin. Përplasja ka qenë shumë e fortë sa i ka marrë jetën nënës së re dhe foshnjës së saj menjëherë, në mjetin furgon, ndërsa në mjetin tjetër ku udhëtonte një familje nga Kosova humbi jetën fëmija vetëm 18 muajsh. Shtate persona të tjerë janë plagosur shumë rëndë. Dëshmitarët thonë se ishte shumë e vështirë edhe për të nxjerrë të plagosurit nga mjetet e shkatërruara shumë rëndë. Për këtë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Pas ndihmës së parë që u dha atje, dy personat që ishin në gjendje kritike janë transportuar me helikopter në qendrën e traumës në Tiranë.

Mjekët në Tiranë konfirmojnë se edhe një fëmijë, vetëm 1 vjeç është në gjendje shumë të rëndë, ndërsa 3 të plagosur janë në gjendje kome, ndërsa nga Gjirokastra më vonë janë dërguar edhe të plagosurit e tjerë që ishin në gjendje më të mirë. Aksidenti duket se ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar dhe me shpejtësi të madh. Policia ka dalë në këtë konkluzion për shkak të vendit ku ka ndodhur përplasja dhe forcës së madhe që ka shkatërruar tërësisht mjetet.