Aktuale

Aksidenti me fatalitet tek ‘Kroi i Mbretit’, arrestohet një person

Gjatë ditës së djeshme një person ka ndërruar jetë dhe dy kanë marrë lëndime, pas një aksidenti të ndodhur tek vendi i njohur si ‘Kroi i Mbretit’, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

E Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë afër parkut të biznesit  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore”, ka njoftuar PK-ja.

Ndërsa, trupi i pajetë i është dërguar për obduksion Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Njoftimi i plotë i Policisë

Koreticë e Lartë (NN:) 03.12.2019 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë afër parkut të biznesit  derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima mashkull K/Shqiptar  vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e aksidentit edhe dy persona tjerë  një mashkull dhe një femër të dy K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime  të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.