Rajon & Botë

Aksidentin në Filipine, humbën jetën 20 anëtarë të një familje

Në aksidentin në Filipine humbën jetën 20 anëtarë të një familje, duke shkuar në meshën e Krishtlindjeve.

Njëzet anëtarë të së njëjtës familje, midis të cilëve edhe gjashtë fëmijë, humbën jetën sot në përplasjen e dy autobusëve në veri të Filipeneve, duke shkuar në një Meshë për Krishtlindje.

Një autobus i vogël që ka transportuar njerëz u përplas me një autobus të madh në qytetin Ago, në 200 kilometra në veri të Manilës, njoftoi policia.

Njëzet personat që humbën jetën kanë qenë nga autobusi i vogël i cili i ka çuar në meshën e mëngjesit në kishën Manaoaga. Nëntë persona janë lënduar nga ky automjet, si dhe 17 udhëtarë të autobusit të madh.

the authorE B