Aktuale

Aksion kundër të fortëve

Policia e Shtetit do të përgatitet për një operacion të madh kombëtar ndaj elementëve kriminalë të lidhur me kultivimin e drogës, por jo vetëm.

Në mbledhjen e task forcës kundër kanabisit, kryeminitsri Edi Rama paralajmëroi nisjen e këtij operacioni me mbarimin e fluksit të turistëve.

“Menjëherë me rënien e fluksit të turistëve të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve. Të vihen para përgjegjësisë për të justifikuar vlerat marramendëse të automjeteve të tyre dhe aseteve të tyre që të bëhet transparencë dhe pastaj të përgjigjen aty ku duhet, para prokurorisë dhe gjykatës”, tha Rama.

Për kryeministrin, Policia e Shtetit ka informacion mbi këto elementë kriminalë që operacioni të dalë i suksesshëm dhe mesazhi për qytetarët duhet të jetë i qartë: “Për t’i dhënë një mesazh njerëzve të zakonshëm të këtij vendi se koha kur shteti ishte vetëm një alternativë e sigurisë së tyre dhe kur duhet ta kërkonin sigurinë duke paguar renta si biznese apo duke iu nënshtruar këtyre elementëve, ka marrë fund një herë e përgjithmonë”./Top Channel/

the authorE B