Rajon & Botë

Aksion i madh policor në Maqedoni, në shënjestër trafikantët e drogës

Aksion i madh policor është realizuar gjatë tërë natës së kaluar në më tepër lokacione në Maqedoni. Aksioni me shifrën “Diga”, ka pasur në shënjestër trafikantët e drogës.

Jozyrtarisht, janë arrestuar më shumë persona dhe është konfiskuar sasi e madhe e drogës.

Nga MPB kanë konfirmuar se është realizuar aksion policor dhe më tepër detaje paralajmërojnë gjatë ditës.