Aktuale

Aksion policor në Ferizaj, arrestohen 13 persona dhe konfiskohen 50 mijë euro

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se kanë arrestuar 13 persona në këtë komunë, të cilët janë hasur duke zhvilluar lojën e ndaluar të bixhozit.

Pas një hetimi paraprak,njësitet policore kan realizuar një aksion në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina dhe janë konfiskuar rreth 50 mijë euro.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt,përveq pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:
-46.521 euro
-1.250  fr.zvizerane dhe
-1.400  lek

Ky është njoftimi i plotë i policisë

“Pas një hetimi paraprak,njësitet policore kan realizuar një aksion në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se ishin duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .
Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.
Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt,përveq pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh”.