Aktuale

Aksion policor sot në një lagje shqiptare në Kumanovë (Foto)

Rreh 30 pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar sot lagjen Dardania në Kumanovë, njoftojnë për Gazetën Lajm banorë të kësaj lagje.

Sipas tyre, aksioni policor ka filluar diku pas orës 15 e 15 minuta dhe ka zgjatur rreth nj orë. Banorët e lagjes thonë se policët kanë qenë të shoqëruar edhe nga 10 deri 15 inspektorë policorë të veshur me veshje civile.

Banorët ende nuk i dinë shkaqet për këtë aksion policor, kurse as nga policia nuk kanë dalë me ndonjë sqarim, shkruan gazeta e Shkupit.