ShowBiz

Aktori i njohur i mbijeton infarktit në zemër

Aktori dhe regjisori, Kevin Smith, i ka mbijetuar një infarkti të zemrës të dielën mbrëma. Lajmin e ka bërë të ditur vet regjisori i “The Clerks” përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se kishte pasur probleme me zemrën pas një ‘stand-up’ komedie të dielën mbrëma dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Pas shfaqjes së parë këtë mbrëmje, pata një infarkt të madh. Mjeku që ma shpëtoi jetën, më tha se e kam pasur krejtësisht të bllokuar arterien e majtë koronare të përparme”.

“Po të mos e kisha ndërprerë shfaqjen dhe të shkoja në spital, do të kisha vdekur. Mirëpo, tash për tash jam akoma mbi tokë”, ka shkruar 47-vjeçari në Twitter.

Smith u bë i njohur me rolin e ‘Silent Bob’, të cilin e portretizoi në disa filma komikë.
“Mallrats”, “Chasing Amy”, “Dogma”, “Jay and Silent Bob Strike Back” dhe “Clerks 2”, janë filmat ku ai e ka luajtur rolin e ‘Bobit të heshtur’.

the authorE B