ShowBiz

Aktorja arrestohet për shkak të dhunës në familje

Ylli i “Planetit të majmunëve” Estela Uoren është arrestuar pasi që i dashuri e paraqiti në polici për shkak të dhunës.

Aktorja 38-vjeçare dhe i dashuri i saj janë grindur në banesën e tyre në Kaliforni, dhe Estela me këtë rast e kishte sulmuar të dashurin me një mjet ndezës.

Ajo më pas është arrestuar dhe akuzuar për dhunë në familje, por shumë shpejt u lëshua nga burgu me kaucion prej 20 mijë dollarësh, transmeton KosovaPress.

Ende nuk dihet nëse Estela qëllimisht kishte përdorur acid, ose nëse thjesht kishte kapur gjënë e parë që i kishte zënë dora.

I dashuri i saj nuk ka dashur ndihmën e mjekut.

Estela u bë e njohur me rolin e saj në “Planetin e majmunëve”, por edhe në filmin “Driven” me Silvester Stalone.

the authorE B