Sport

Alaba i preferon këto dy ekipe

Mbrojtësi i majtë austriak pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës

David Alaba pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi i majtë austriak nuk ka arritur marrëveshje me gjigantin bavarez për vazhdimin e kontratës.

Prandaj, tabloidi gjerman “Bild” njofton se 28 vjeçari e preferon transferimin në Spanjë.

Bayerni do t’i kërkojë 36 milionë euro për futbollistin, i cili mund të luajë edhe në mesfushë.

Chelsea, Manchester City dhe Paris Saint-Germaini kanë shprehur interesim për përfaqësuesin austriak.

Por, ai më shumë do ta preferonte transferimin në Real Madrid ose në Barcelonë.

Alaba ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021. /Gazeta Express/