Rajon & Botë

Alarm në Amazonë! Dalin imazhet satelitore, zjarri hyn në Paraguai

Zjarret masive në Amazonë vijojnë të tronditin botën, teksa po shkrumbojnë dita-ditës “mushkërinë” e globit.

Mediet ndërkombëtare kanë publikuar së fundi imazhet satelitore, që tregojnë situatën alarmante të Amazonës në flakë, teksa zjarret po hyjnë edhe në Paraguai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe Presidenti kilian, Sebastián Piñera, thanë sot se kombet e G7 ranë dakord të sigurojnë 20 milionë dollarë (17.9 milionë €) nga fondet emergjente për të luftuar zjarret e Amazonës.