Aktuale

Alaska goditet nga dy tërmete të fuqishme

Dy tërmete të forta e kanë goditur zonën kufitare mes Kanadasë dhe pjesës juglindore të Alaskës, ndërsa nuk ka raporte për dëme apo viktima, njofton AFP, duke iu referuar Institutit Gjeologjik të SHBA-ve.

Tërmeti i parë ishte me fuqi prej 6.2 të shkallë të Rihterit, i cili u pasua nga një seri tërmetesh të vogla dhe një tërmet tjetër prej 6.3 shkallë Rihterit, transmeton KosovaPress.