Sport

Alaves tronditi Barcelonën (Video)

Alaves ka mposhtur 2:1 Barcelonën në ‘Camp Nou’.

Skuadra e cila hyri në La Liga pas shumë viteve, ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë edicion kampionit, Barcelonës. Alaves e ka mposhtur 2:1 Barcelonën, duke tronditur gjithë të pranishmit në ‘Camp Nou’, përcjell Gazeta Express.

Barcelona e nisi ndeshjen pa Leo Messin e Luis Suarez, të cilët u inkuadruan në pjesën e dytë, por që nuk arritën të ndihmojnë bashkëlojtarët e tyre për të marrë së paku një pikë nga ekipi i cili hyn në La Liga pas 30 viteve.

Golat për Alves i shënuan Deyverson (39’) dhe Ibai Gomez (64’), derisa për vendasit shënoi mbrojtësi Jeremy Mathieu në minutën e 47’të të ndeshjes.