Sport

Albian Ajeti, lojtar i muajit në Zvicër (Foto)

Një ndër futbollistët shqiptar më në formë Albian Ajeti është shpall futbollist i muajit në superligen zviceranë.

Super sulmuesi kosovar është duke kaluar momente fantastike me ekipin e tij ‘St Galen’, madje për të arritur deri këtu, ai ka lënë pas vetë yllin e Baselit, Muhamed Elyonussi, atë të Young Boys Roger Assale e shumë të tjerë.

Në një prononcim për Gazetën KNN, Ajeti ndihet i lumtur për suksesin dhe thotë se një gjë të tillë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhme, ku do të punojë shumë që të ngritë formën e tij në fushë.

“Jam i lumtur që jam zgjedhur lojtar i muajit. Krejt kjo është rezultat i punës që jam duke e bërë. Shpresoj që të vazhdoj kështu dhe me ndihmën e ekipit do të shënoj dhe do të kem paraqitje sa më të mira”, tha Ajeti. /A. Canolli